Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës, ku një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi iu shkrumbua shtëpia.
Mësohet se viktima kanë mbetur të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rezistencë që të moshuarit përdornin për ngrohje, e cila ka marrë flakë si pasojë e një defekti, teksa flakët janë përhapur më pas në të gjithë shtëpinë.
Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.