Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin e një biznesi vendas.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të dëmtuar dy persona të së njëjtës familje të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Nga ana tjetër bëhet me dije se ambulanca dhe forca e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e saj.