UEFA mund të detyrohet të zhvendosë finalen e Champions League nga Shën Petersburg nëse Rusia pushton Ukrainën.
Ndeshja e këtij sezoni do të zhvillohet në Gazprom Arena më 28 maj.
Por shefave të UEFA-s nuk do t’u mbetej zgjidhje tjetër veçse të ndërronin vendet, nëse presidenti rus Vladimir Putin do të vërë në jetë kërcënimin e tij për të pushtuar Ukrainën fqinje.
Dhe Wembley do të konsiderohej si një alternativë e mundshme për të pritur ndeshjen më të madhe të futbollit të klubeve, veçanërisht nëse dy skuadra angleze arrijnë në finale.
Organizimi i finales së Ligës së Kampionëve thuhet se vlen më shumë se 60 milionë paund.