Një person nga Kavaja ka varur veten në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit. Raportohet se 46-vjeçari Astrit Pukameta vari veten në ambientet e burgut dhe ka ndërruar jetë në spitalin e këtij burgu.
Bëhet fjalë për personin që grabi karburantin pak ditë më parë në Kavajë.
Ai ishte arrestuar nga policia më datë 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë”.