Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë rryma makinash që bllokojnë një autostradë të shpejtë ndërsa njerëzit largohen nga qyteti.
Dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe, raporton BBC.
Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev , thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë, pasi ata janë duke u larguar me makina.