Seanca e djeshme parlamentare është zhvilluar me akuza mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon situatës ekonomike në vend. Rama tha se nuk do të heq dorë nga asnjë taskë, duke ju referuar më shumë asaj të hidrokarbureve. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kërkuan që për shkak të rritjes së çmimeve dhe varfërisë, TVSH-ja e mallrave të shportës të ulet nga 20% në 6%.
Dje u zhvillua seanca plenare ku për herë të parë pas shumë kohësh marrin pjesë Edi Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ky i fundit i është kthyer Kuvendit pas dorëheqjes që bëri si Kryetar i Partisë Demokratike, ndërsa Berisha është kthyer në dy seancat e fundit pas shpalljes së tij “non grata” nga Amerika. Në këtë seancë dy ishin shtyllat e diskutimeve dhe të akuzave, inceneratorët, arrestimi i deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe gjendja ekonomike në vend pas rritjes së çmimit të hidrokarbureve dhe çmimeve të shportës. I pari që ka marrë fjalën gjatë seancës së djeshme ishte kryeministri Edi Rama, i cili u ndal në situatën ekonomike. Kishte kohë që mungonin mesazhet e tij nga Foltorja e sallës plenare. Por paketa e Rezistencës Sociale kërkonte së pari mbrojtjen nga shefi i qeverisë. Pas betimit, se sa të jetë kryeministër taksat e karburantit nuk hiqen, shkoi përtej. Edi Rama paralajmëroi një nismë të re për të përballuar kostot e krizës energjetike. Sali Berisha provoi t’i përgjigjej Edi Ramës, por në mes është rregullorja e Kuvendit me parashikimin se pas kryeministrit flet kreu i opozitës. Në Kuvend drejtimin e demokratëve me letra e ka Enkelejd Alibeaj, të cilin edhe Berisha e njeh si kryetar grupi. Rama tha se me Paketën e Rezistencës Sociale do të shtohet mbështetja për naftë falas për fermerët, ndërkohë që do të financohen fermerët me 14 mln dollarë për këtë skemë. Në lidhje me krizën energjetike, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë po zhvillon një studim për familjet e pasura. Nga foltorja e Kuvendit, Rama sqaroi se ky studim po bëhet për të parë mundësinë që të bëhet një ndarje e përkohshme e familjeve që mund të paguajnë më shumë për faturën e energjisë elektrike. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij synon që bujqësia të funksionojë së bashku duke filluar nga fermerët që prodhon tek pika e grumbullimit e deri tek shitja dhe eksportimi i mallrave, ku secili të jetë i lidhur si një rrjete i përbashkët. Rama tha se koha kur secili punon vetëm për vete dhe i nxjerr ne treg duhet të marrë fund. Kryeministri Edi Rama tha se ultimatumi i lenë bizneseve për të deklaruar pagat reale kanë funksionuar pasi deri më tani deklarimi i pagave është rritur mesatarisht me 91 mijë lekë. “Për 3 muaj do u japim një bonus për rritjen e çmimeve. Me këtë bonus dhe me indeksimi e menjëhershëm që i bëjmë pensioneve përmes këtij akti dhe me bonusit e fundvitit pensionet rriten plus 11.2 % de fakto, ku kjo shkon te pensionistët në këtë fazë. Shumë njerëz që shkojnë sot në punë në fabrika nuk shkojnë me veturë por me auto buze dhe shumë shqiptarë që lëvizin nga një qytet në tjetri dhe nuk mund të faturojnë këtu asgjë nga barra e krizës por të paguajmë për ta në mënyrë që sistemi i transporti të funksionojë dhe të mos falimentojë ama në biletën e tyre të mos ketë rritje të çmimit. Tjetra është afrimi në kohë i vendimit i zerimit të taksës së fitimit mbi pagën deri në 40 000 lekë dhe përgjysmim i taksës pagës 50 000 mijë lekë. Me korrigjimin e pagave 91 mijë lekë të vjetra mesatare nga deklarimi i pagave dhe nuk jepen ne dore që përsëri nuk është pasqyrë e plagës reale”, tha Rama. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se nga skema e naftës falas përfitojnë vetëm socialistët dhe asnjë qytetar apo ferme i thjeshtë. Ajo tha se bujqësia nuk është në fokus të qeverisë por bën vetëm propagandë. “Nga skema e naftës përfitojnë vetëm socialistët. A ka ndonjë qytetarët e thjehstë të marrin përfitime nga këto skema se demokratë jo e jo. Zihen deputetët socialistë dhe ndajnë se kush do aplikojë ai i Fierit, Lushnjes apo Korçës. Bujqësia nuk ëhstë në fokus të qeverisë”, tha Tabaku. Teksa opozita akuzon qeverinë si përgjegjësen kryesore për rritjen e çmimeve në vend, Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit se, pavarësisht propagandës së tyre, kjo krizë është globale, si pasojë e luftës në Ukrainë. Balluku tha se qeveria do të mbrojë qytetarët nëpërmjet paketës së rezistencës sociale, në mënyrë që të ulë impaktin e rritjes së çmimeve. “Ju mund të bëni propagandë sa të doni, por kriza sot është krizë globale e nxitur nga lufta mes dy vendeve, që mund të jenë larg nesh, por ky është globalizimi. Pjesa më e prekur e kësaj lufte është energjia. Askush nuk e di se kur do të përfundojë. Qeveria ka vendosur të mbrojë të gjithë qytetarët nga ekspozimi i çmimeve të larta përmes paketës së rezistencës sociale. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës janë ndikuar nga tregjet ndërkombëtare. Çmimi është një situatë që po rëndon mbi çdo familje, pro tregu po përballet edhe me mungesën e produkteve. Në vend që të bënim analiza konstruktive, të gjenim një mënyrë si të bashkëpunonim, jemi këtu duke pritur akuzat tuaja. Ndërkohë që ju mundoheni ta nxini këtë vend, unë them që ky vend ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, tha Balluku.
Mazhoranca rrëzon kandidaturën
e PD-së për në Bankën e Shqipërisë
Me 10 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Sipas deputetëve të Partisë Socialiste Spaho nuk plotëson kushtet ligjore për në Bankën e Shqipërisë. “Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Menjëherë pas këtij vendimi, PD ka njoftuar bojkotimin e votimit për emrat e propozuar nga PS. Deputetët demokratë janë njoftuar përmes një mesazhi në celular. “Duke qenë se për kanditaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës Qendrore u përdor artificë procedurë për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS. Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë”, thuhet në mesazh. Seanca e djeshme plenare nisi me debate, kjo pasi Partia Demokratike kërkoi futjen në rend dite seancën dëgjimore me kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar që të futet në rend dite kandidatura e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tabaku tha se opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Në fund Kuvendi pranoi kërkesën e PD, duke futur në rend dite kandidaturën e tyre për anëtar të Bordit të Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho, por që u rrrëzua nga Komisioni i Ekonomisë.