Kryeministri Edi Rama është një prej kandidatëve për të qenë Sekretar i Përgjithshëm në NATO-s. Kjo është bërë e ditur nga Akademikja gjermane Suzana Starikov. Nëse Rama do të mbajë këtë pozicion në NATO, do të jetë i detyruar të lërë postin e kryeministrit, pasi zgjedhjet për kreun e ri të Aleancës së Atlantikut të Veriut do të jenë në shtator të vitit të ardhshëm.
Shqipëria shënon 13 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009. Ndërsa për ne është një ditë vërtetë e shënuar si një nga arritjet më të mëdha në aleancë me strukturat e botës perendimore, një tjetër lajm vërtitet po drejt Shqipërisë. Akademikja gjermane Suzana Starikov shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”. Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. A do të jetë ky viti i fundit i kryeministrit Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare? Kjo pikëpyetje ngrihet nga akademikja gjermane dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”. Akademikja shkruan se vetë SHBA ka kërkuar që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Nëse kryeministri Edi Rama zgjidhet në krye të NATO-s ai e merr drejtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në shtator të 2023. Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023. “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.
Anëtarësimi në NATO
Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 12 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake. Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t’i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë. Lidhur me këtë ditë të rëndësishme, ka reaguar edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka kujtuar 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me një postim bë Facebook, Peleshi shkruan se që prej 1 prillit të vitit 2009, trupat shqiptarë kanë shërbyer pothuajse në çdo mision të NATO-s. “Pavarësisht periudhave të caktuara, vokacioni i popullit shqiptar ka qenë ndër shekuj perëndimor. 13 vjet më parë ky vokacion u materializua me anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake që ka njohur bota. Që prej asaj dite, por edhe më herët, trupat shqiptarë kanë shërbyer pothuajse në çdo mision të NATO-s. Kontributi jonë, si një aleat i denjë i Aleancës do të shtohet çdo ditë e më tepër me qëndrimet dhe veprimet tona pro paqes dhe lirisë në botë. Gëzuar 13 vjetorin e Shqipërisë në NATO!”, shkruan Peleshi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur dje 13-vjetorin e anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në NATO. “Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka dhënë kontributin e saj proporcional dhe thelbësor, si një anëtare e denjë e NATO-s, në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajone të ndryshme: në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë; në ISAF dhe Misionin Resolute Support në Afganistan; në misionet detare në Egje; në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s në Letoni etj”, shkruan Nikolla në reagimin e saj. Kryetarja e Kuvednit shton se vendi jonë do të jetë i anagzhuar gjithë kohën në misione paqeruajtëse. “Gjithashtu, Forcat tona të Armatosura kënë qenë dhe janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Bosnje- Hercegovinë, Sudani i Jugut, në operacionin ushtarak UNMISS të OKB-së etj. Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim, profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në misionet e Forcave të Armatosura në kuadër të Aleancës. Sot kujtojmë me respekt Dëshmorët e Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misionet ushtarake në Afganistan dhe Letoni, si Dëshmorë të Paqes, për një botë më të sigurt”, shkruan ajo.