Ish-deputeti Alqi Bllako do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur këtë të shtunë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në seancën që ka përfunduar pak minuta më parë për ish-deputetin e PS që akuzohet se ka lidhje me aferën e inceneratorëve.
Avokati Sokol Hazizaj ka thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me akuzat. “Tre faktet penale të cilat i ka identifikuar organi i hetimit, mendoj se janë akte jo të prodhuara nga Alqi Bllako”, tha avokati.