Gjatë një konference për shtyp në Varshavë me Sekretaren e Jashtme Liz Truss Kuleba tha se “Ukraina e fitoi betejën për Kievin, por lufta vazhdon.
Ne po përgatitemi për ofensivën e re në shkallë të gjerë nga Rusia në Ukrainën lindore. Ata do të përpiqen të kapin më shumë territore në rajonet e Donetsk dhe Luhansk.
Ata do të përpiqen të nguliten dhe të zhvendosen në rajonin e Khersonit, do të përpiqen të kapin Mariupolin e gjakosur.”
“Dhe mund t’ju them se pa ekzagjerim dhe me dhimbje të madhe se situata në Mariupol është shumë më e keqe në krahasim me atë që kemi parë në Bucha dhe qytete të tjera, dhe qyteza dhe fshatra afër Kievit. Tmerret e Bucha, Mariupol dhe vende të tjera kërkojnë sanksione serioze të G7 dhe BE-së”, tha Kuleba.
“Unë vlerësoj gjithçka që është bërë deri më tani, por Liz (Sekretarja e Jashtme Liz Truss) ka të drejtë.
Gjatë konferencës për shtyp, Truss bëri thirrje që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe tha se nuk duhet të “bisedohet” për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë ndërsa trupat vazhdojnë të ndodhen në Ukrainë.