Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në Nju Jork nesër, ku do të vendosin nëse do të përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kanë vrarë ukrainasit “për kënaqësi”.
Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga Moska.
Këshilli është i përbërë nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.
Propozimi nga SHBA dhe Britania e Madhe për të përjashtuar Rusinë, duhet të marrë aprovimin e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së për t’u miratuar, shkruan BBC.
Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar.