Vladimir Putin lahet në gjakun e drerëve të nxjerrë nga brirët e tyre. Ai shoqërohet “vazhdimisht” nga një mjek i specializuar për kancerin e tiroides, thonë raportet.
Larja në gjakun e brirëve të prerë si dhe pirja e tij mendohet të jetë një traditë shekullore në Rusi dhe thuhet se ekziston edhe në Kinë e Kore, sipas Siberian Times.
Presidenti rus u njoh me ilaçin e pazakontë nga ministri i tanishëm i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe me sa duket u kënaq në një “vaskë që përmban një ekstrakt aromatik nga brirët e drerit të mbushur me gjak” në mesin e viteve 2000.
Ndërsa nuk ka asnjë provë konkrete që brirët e drerit Altai, vendas në Siberi ndihmojnë në përtëritjen e trupit. Pavarësisht kësaj, Putin është një fans i kësaj teorie dhe shpalli luftë teksa ai vuante nga probleme shëndetësore të cilat i ka mbajtur të fshehura nga populli rus. Raportet vijnë nga media investigative “Proekt.”