Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha të premten krerëve të Bashkimit Evropian se paketa e fundit e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë “nuk është e mjaftueshme”.
“Unë do të doja të falenderoja të gjithë botën, BE-në, Ursula von der Leyen personalisht, për paketën e 5-të të sanksioneve, por mendoj se nuk mjafton,” tha ai, duke folur në Kiev së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Josep Borrell.
“Sepse ata [Rusia] na kanë marrë shumë neve, territoreve, njerëzve. Ndërsa Ukraina mund t’i rikthejë territoret, jetët e humbura nuk mund t’i kthejmë.”
“Ju lutemi, vazhdoni të na ndihmoni me sanksionet”, shtoi ai.