Kryeministrti Edi Rama ka kërkuar që SPAK të hetojë Sali Berishën, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata disa muaj më parë.
Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.
Sipas kreut te qeverisë ajo deklaratë është një “gurë në qafë” për Shqipërinë dhe se nuk mund të rrijë pezull. Rama tha se nuk mund të mbetet pa përgjigjen e drejtësisë për të qartësuar nëse ka apo jo bazë.
Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose s’ka.
Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë. Ka bazë s’ka bazë. Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka“, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh të qartë prokurorëve të SPAK. Ai tha “dhëntë Zoti mos e lexoni si dobësi mbështetjen tonë”, ndërsa i drejtoi prokurorët për të hapur çështje e për të hetuar edhe në partitë e tjera, sepse deri në këto momente “po ha vetem nga një anë”, duke iu referuar kështu arrestimeve të zyrtareve të lartë të PS.
Edi Rama: Absurditete dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap një dritare apo zgjeron pa leje ndërkohë që strukturat shtetërore, policia INUK presin prej muajsh, që gjykata të mos marrë në mbrojtje një pallat të tërë pa leje mu në breg të detit.
Cfarë drëjtësie është kjo? Por duhet të durojmë.
Nëse gjërat do kishin ardhur te arka e peshkut apo dritaret pa leje se të tjerët do e kishin marrë me kohë mësimin atëherë s’do habitej njeri nga këto lloj ekzagjërimesh se ato shkelje janë, por raporti me sensin moral e logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.
Duke qenë që unë jam mbështetësi më i vendosur i SPAK-ut duke qnë se kurrë deri tani se kam thënë asnjë fjalë më shumë se lëvdatat për punën e SPAK besoj më takon ta ngre dhe një tjetër fjali habitore:
Po si ka mundësi që asnjë gjykatë, asnjë prokuror i korruptuar nga ata që i nxorri vetingu jashtë me shkelma me 7 shtëpi e 18 apartamente nuk është akoma as i thirrur të paraqitet “ore ku i ke gjet këto para”.
Nnëse nuk dënohen ata që japin drejtësinë gabim, dëno sa të duash ata që shkelin ligjin e bëjnë padrejtësi duke shfrytëzuar pushtetet të tjera, nuk bëhet një shtet me siguri për të gjithë e përkujdese për të drejtën e të gjithëve.
Uroj vetëm një gjë dhëntë Zoti që mbështetja jonë pa kushte, se s’ka bërë vaki në historinë e Shqipërisë që një shumicë kaq e fortë sa jemi ne mos hapë gojën fare në asnjë nivel për asnjë lloj vendim duke e mbështetur symbyllur drejtësinë, po nuk kemi kontestuar asgjë në procese të hapura dhëntë Zoti mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK.
Ky do ishte gabimi më i pa amnistueshëm në raport me popullin shqiptar, fëmijët tanë, fëmijët e socialistëve, demokratëve, prokurorëve e gjykatësve.
Nëse koha do provonte dicka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës në kurrizin e atyre që të mbështesin pa pasur parasysh fare jo kahjet, por nivelin e krimeve, e nivelin e zullumeve të bëra në këtë vend ku kampionët nuk janë në PS, kampionët janë në ato partitë e tjera, kështu që bujrum, cdokush këtu e kudoqoftë që rri nën hijen e flamurit të PS e ka llogari për ti dhënë drejtësisë të shkojë ta japë nuk i shkon pas askush.
Ne vërtet kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejt jo në reformë që të kemi një drejtësi që ha vetëm nga njëra anë se kjo nuk quhet drejtësi, kjo quhet dicka tjetër.
Megjithatë unë jam mbështetës i vendosur i SPAK e do vijojmë ti mbështesim pa vënë në diskutim asgjë.