Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer protagonist në arenën poltike, teksa pretendon të marrë dhe drejtimin e Partisë Demokratike, post që e dorëzoi vetë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentarë në 2013.
Ndër të tjera, Berisha ka deklaruar se ka marrë më shumë se 15 oferta nga lobistë të tretë për të zgjidhur çështjen e shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai i ka refuzuar. Ndërkohë, duke ju referuar fizikut, ai tha se pavarësisht moshës, ndihet më mirë se në 2013.
“Kam pasur 15 oferta. Nëse dikush afrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht ai duhet të regjistrohet si lobist. Kam pasur mbi 15 oferta të tilla dhe i kam refuzuar. I kam refuzuar sepse është një vendim zero.Të gjitha akuzat kundër meje kanë qenë politike. Ndaj fëmijëve të mi janë rrëzuar në gjykata.
Sot po shkoj drejt 78 vjetëve. Nëse më pyet si ndihem, ju garantoj se sot ndihem të paktën 15% më mirë se ditën kur jam larguar. Unë jam njeri i pasionuar pas ecjes. Bëj 10 mijë hapa. Në vitin 2013, kur bëja 8 km bëja streçing për të qetësuar dhimbjet”, deklaroi Berisha.