Fundjava që lamë pas dhuroi një sërë ndeshjesh spektakolare me kampionatet që kanë hyrë në fazen më interesante të tyre. Një nga sfidat më të spikatura ishte përmbysja spektakolare e Real Madrid në transfertën e Sevillas duke e hedhur një dorë tek titulli kampion.
Ndërkohë këto janë edhe titujt kryesorë të disa nga mediave më të njohura në botë:
“Sport” hapet me titullin “Duhet të reagojme” për Barcelonën,e cila pas humbjes tronditëse më Frankfurt, duhet të harrojë këtë rezultat ndaj Cadiz në La Liga.

Prestigjozja “AS” ka në fokus përmbysjen spektakolare të Realit në transfertën e Sevilla me titull kryesor “Ky është Real Madrid”.

“Të kurdisur” është titulli i “Mundo Deportivo” për sfidën e sotme të Barcelonës.

“L’Esportiu” gjithashtu flet për Barcelonën, por me tone kritike pas eliminimit nga Eintracht Frankfurt duke shkruar: “Duken të shëmtuar”.

“iSport” mban titullin: “Koha për shpagim” me Mason Mount në sfond që vulosi kualifikimin e Chelsea në finalen e FA Cup dhe që do të kërkojë hakmarrjen ndaj Liverpool për humbjen në “Carabao Cup”.

“Corriere dello Sport” flet për Juventusin që ende rrezikon gjithçka për garën e një vendi në Champions League, pas barazimin me Bolognan duke u hapur me titullin: “Juve rrezikon gjithçka”.

“L’Equipe” shkruan për sfidën mes Paris Saint Germain dhe Marseille me titullin: “Me të vërtetë s’ishte një klasike”.

“La Gazzeta Sportiva” flet për Derbyn e Milanos në Kupën e Italisë duke treguar rëndësinë e kësaj sfide me titullin: “Derby vlen gjithçka”.

“Tuttosport” gjithashtu shkruan për barazimin e Juventus dhe e përshkruan lënien e pikeve më Bolognan në shtëpi me dy fjalë: “Shumë keq”.
