Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, në një kohë kur së shpejti nis procesi për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Nesër do të marrim propozimet e para me emrat konkret nga anëtarët e PS-së. Në një zarf çdo deputet i grupit të PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë që të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj.
Ky duhet të jetë një proces konsultimi brenda për brenda grupit parlamentar. Nesër do ti depozitojmë në sekretari, ku do të vlerësohen të gjithë emrat. Ne duam të nxisim edhe publikun që do të bëhet pjesë e këtij procesi, ku mund të shkruajnë në adresën tonë të emali, që të sjellin propozimet e tyre. E ftuar do të jetë edhe shoqëria civile”, u shpreh Balla.