Prodhimet artizanale bio dhe zhvillimi i agroturizmit po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në vitet e fundit. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një sipërmarrje familjare në Lezhë, konkretisht në familje e Alfred Markut, një prej mjeshtrave të restoranteve të spikakur në Lezhë ‘Rapsodisë’ në Krajnë të Lezhës.
Sipas Ramës falë mbështetjes së AZHBR-së, ai ka krijuar një sipërmarrje shembullore prodhimesh artizanale 100% bio, e cila ka kontraktuar 300 blegtorë, duke e dyfishuar në vetëm 1 vit kapacitetin e përpunimit nga 2 në 4 ton qumësht.
Kjo sipërmarrje është një miks blegtorësh të vjetër dhe të rinjsh të kthyer nga emigracioni, ku pasioni për punë e fitimet e rritura, dëshmojnë se ky vend është i bekuar për ata që duan të punojnë pa u lodhur.
‘Nuk bëhet kjo me lëmosha, por me bashkim, organizim dhe investime cilësore. Kush bashkohet fiton. Është sistem organizimi dhe bashkimi. Sot punon për vete. Po nuk u bashkove në shitje nuk fiton. Të duhet një agroturizëm. Sistemi nuk mund të financojë ato që janë vetëm.’- tha Rama.