Humbja e Barcelonës, fitorja e Milanit apo edhe një sërë rezultatesh të tjera të së dielës janë fokusi i disa prej gazetave më të njohura sportive në botë.
Ndërkohë këto janë disa prej titujve kryesorë të gazetave sportive:
“Fatkeqësi”, shkruan “Sport” për humbjen befasuese të Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos, që duket se këtë sezon po e mbyll ashtu si e nisi, pavarësisht ringritjes së ekipit nga Xavi pas Janarit.

“Marca” flet për Gabriel Jesus dhe vë fokusin në sfidën e Manchester City ndaj Real Madrid ku shkruan: “Duhet të rrisësh ritmin sepse ata janë magjikë në Bernabeu”.

“El Primero de Alcaraz” shkruan “Mundo Deportivo”, e cila flet për tenistin e ri, që fitoi për herë të parë trofeun “Godo”, duke pasuar kështu Rafael Nadalin.

“Bishti i djallit” e hap faqen e parë të saj “Corriere dello Sport” duke ju referuar fitores së Milanit dje me golin e Sandro Tonalit në minutat shtesë, duke dërguar kuqezinjtë sërish 2 pikë para Interit në klasifikim.

“Milan i pafundëm” shkruan “La Gazzeta dello Sport”, e cila po ashtu flet për triumfin e kuqezinjve, në një na ndeshjet më të vështira në garën për titull.

“Raspadori dhe Frattesi në tavolinë me Juventusin” shkruan “Tuttosport”, me gazetën torineze që flet për merkaton e bardhezinjve dhe interesimin e tyre për xhevahirët e Sassuolos.

“Divock Divvy” shkruan “Mirror Sport” për sulmuesin e Liverpool, Divock Origi, i cili ka qenë gjithmonë një zëvendësues i denjë, madje dhe shumë herë protagonist ashtu siç bëri dhe në ndeshjen e fundit ndaj Everton duke shënuar golin e sigurisë në fitoren e “The Reds”.
