Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja u regjistrua në rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë përplasja ka rezultuar fatale për 19-vjeçarin Armando Pacani, ndërsa identiteti i personit të plagosur nuk dihet.
Dyshohet se në automjetin e aksidentuar ndodhen edhe persona të tjerë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, teksa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.