Albana Vokshi në konferencën e zhvilluar në Komisionin Qendror të numërimit u shpreh se Kuvendi i 30 prillit tregoi se tashmë nuk ka më kryetarokraci dhe se tani çdo vendim e merr anëtarësia.
“Nuk ka më kryetarokraci por çdo vendim e merr anëtarësia”, tha Vokshi, ndërsa shtoi:
“50 për qind e anëtarësisë të ardhur nga organizatat partnere nga Forumi Rinor dhe lidhja Demokratike e Gruas. PD është më e fortë e më e bashkuar, por edhe më e hapur për të rinjtë dhe zonjat”.