Nga fitorja e Argjentinës tek sfidat e sotme në Nations League, pa harruar këtu merkaton e klubeve më të mëdha europiane. Këto janë disa nga temat më të nxehta të mediave më të njohura sportive në të gjithë botën.
Më poshtë titujt kryesorë të tyre:
“Sot fillon Kupa e Botës “ është titulli i “AS”, e cila ka në fokus kombëtaren spanjolle që në fakt do të përballet në Nations League me Portugalinë, por që do të jetë një test shumë i rëndësishëm për kombëtaren iberike, 5 muaj para Kupës së Botës.

Për Spanjën flet edhe “SPORT”, e cila zbulon planet e Luis Enrique për rreshtimin e kombëtares. “Ansu në krye”, është titulli i gazetës, që shkruan për talentin e Barcelonës, Ansu Fati, me këtë të fundit që pritet të jetë pikë referimi në sulmin e “La Roja”.

“Lukaku në dhomën e gjumit” është titulli i “Mundo Deportivo”, e cila nxjerr në pah emrin e sulmuesit belg për Barcelonën, në rast se pista Lewandowski dështon.

“Marca” i kushton faqen e parë merkatos së Real Madrid, ku titull kryesor është deklarata e Camavinga: “Unë kam folur tashmë me Tchouameni dhe shpresoj që ai të vijë”.

“Çfarë litari”, është titulli i “L’Esportiu” për Dani Alves, me futbollistin legjendar të Barcelonës që mund të luajë në botëror me Brazilin, duke arritur një rekord të pabesueshëm.

“Mirror Sport” në Angli shkruan për largimin e Pogba me parametra 0 nga Manchester United dhe mban titull kryesor “Çlirim i mirë”.

“L’Equipe” i kushton faqen e parë fitores së talentit gjerman Alexander Zverev ndaj Sebastian Baez në French Open, kur dukej se ai po pësonte një humbje shokuese, por arriti të rikuperonte gjithçka. “Fytyra e Zverev, një monument” shkruan gazeta franceze.

“Premtimi i Cardinale: Milan do të sjellim yllin e dytë”, është titulli i “La Gazzeta dello Sport”, e cila ka në fokusin e saj intervistën e Presidentit të ri kuqezi.

“Nuk jemi ne” është titulli kryesor i “Corriere dello Sport”, që rezervon faqen e parë për kombëtaren italiane, e cila u mposht 0-3 nga Argjentina në “Finalissima”.

E përditshmja torineze “Tuttosport” flet për merkaton e Juventusit që ka hyrë në fazë të nxehtë për një rikthim të bujshëm me titullin: “Pogba po numëron mbrapsht”.
