Rafael Nadal vijon të shkruajë historinë e tenisit, duke fituar për të 14-n herë në karrierë “Grand Slam” e Roland Garros. Tenisti spanjoll mundi në finalen e Parisit 3-0 norvegjezin Casper Ruud, duke marrë suksesin e 22-të në një “Grand Slam”. Nadal ka “rrëmbyer” edhe faqet e para të gazetave sportive në Europë.

Gazeta “Sport” hapet me titullin: “I përjetshëm.” Tenisti Majorkan mendon vetëm të luajë: Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të vazhdoj të luftoj”.

Edhe “Marca” hapet me Rafael Nadal: Që në vitin 2005 ai realizoi Roland Garros-in e tij të parë.

Për të njëjtën temë flet edhe “As” që komenton: Rafael, mbreti i vetëm.

Ndërsa gazeta italiane “La Gazzetta dello sport” i ka kushtuar faqen e parë lojtarit të Milan, Rafael Leao-n: “Zemra e Leao-s”.