Lufta e Dytë Botërore: Zbarkimi në Normandi; Operacioni Overlord filloi me zbarkimin e 155,000 trupave aleate në plazhet e Normandisë në Francë. Ushtarët aleate shpejt thyen sistemin mbrojtës (Murin e Atlantikut) dhe hynë në brendësi nëpërmjet operacionit më të madh amfib ushtarak në histori. Dihet se Winston Churchill ishte kundër zbarkimit në Normandi, për të cilin amerikanët u treguan këmbëngulës; fortifikimet naziste ishin të shumta dhe numri i viktimave pritej të ishte i madh – nga kjo pikëpamje, doli se kryeministri britanik kishte të drejtë. Churchill mendonte se nëpërmjet një zbarkimi në Ballkan (rajon më pak i fortifikuar dhe me më pak përqëndrime të ushtrisë gjermane përgjatë brigjeve Adriatik e Jon – Kroaci, Shqipëri, Greqi), përparimi drejt Gjermanisë do të ishte më i lehtë, më i shpejtë, dhe njëkohësisht ushtrisë së kuqe do t’i pritej rruga nëpër Evropë, një pjesë e së cilës edhe do të kishte shpëtuar nga sundimi sovjetik pasluftës.