Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sot për marrëdhënien me Ilir Metën, pas “përplasjes” për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të Kreut të Ri të Shtetit.
“E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njef kufizim, nuk ka kufizime je jashtë apo brenda, si frymë ka diskutim. Nuk kemi qejfmbetje me Metën, e vetmja është që ta kishte shtyrë në raundin e pestë se shanset për të dështuar në raundin e pestë ishin të mëdha. Nuk i druhem tradhtisë së Ilir Metës”, tha Berisha.