Është autori i parë turk që merr Çmimin Nobel për letërsi. Ai është shkrimtar, akademik dhe eseist turk.
Orhan Pamuk u lind më 7 qershor 1952, në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç thotë ai vet “me orientim euro-perendimor”, për ndryshim nga e vjetra osmane.
Orhan Pamuk konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të njohur në Turqi. Në romanet e tij ai ngre ura mes traditave të orientit dhe ndikimeve nga Evropa e pasqaruar.
Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.
Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme.
Në shkrimet e tij ai eksploron identitetin kompleks të vendit të tij përmes kulturës, traditave, të kaluarës së pasur dhe të tashmes. Në motivacionin e saj, Akademia Suedeze në vitin 2006.
thoshte se “në përpjekjet për të ngërthyer shpirtin melankolik të qytetit të tij të lindjes, Stambollit, Pamuk zbulon simbole të rinj që përshkruajnë ndeshjen dhe bashkëveprimin e kulturave të ndryshme.”
Pamuk ka punuar disa vjet si studiues në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut. Librat e tij “Kështjella e bardhë”, “Bora”, “Emri im është i kuq” dhe “Stambolli”, e kanë bërë Orhan Pamukun të njohur në botë.Në secilin prej librave të tij, dominon ndërveprimi mes kulturës perëndimore dhe asaj lindore. Pamuku ka sjellë në letërsi një stil të shkruari që gërsheton mënyrën tradicionale të tregimit me realitetet e botës moderne ku identiteti dhe përplasja e qytetërimeve janë bërë tema qendrore. – është shprehur Zëri i Amerikës.