Përballja mes Greqisë dhe Kosovës e zhvilluar në “Panthessaliko Stadium” është mbyllur me fitoren e kombëtares vendase 2-0 e cila arriti të siguronte kështu një tjetër triumf të rëndësishëm në Nations League.
Sfida mes Kosovës dhe Greqisë luhej për vendin e parë të grupit të 2-të në Ligën C. Një takim ku dardanët kërkuan hakmarrjen ndaj grekëve, por me pjesën e parë që do të mbyllej pa shumë histori, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
45-minutëshi i dytë do të shikonte dardanët dhe grekët më kërkues të golit, por vazhdoi të ishte në “paqe” deri në minutën e 71-të kur Giakoumakis do të gjente edhe golin e epërsisë për Grekët, duke bërë që dardanët të dorëzoheshin.
Vendasit do të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 90+9 të shtesës me Mantalos, duke bëtë që kjo përballje të mbyllej me shifrat 2-0.
https://twitter.com/i/status/1536080472815583232
Pas kësaj fitoreje Greqia vazhdon të mbetet forcë e parë e grupit me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek nga pas me 6 pikë më pak.
Spanja mori një fitore të rëndësishme ndaj Republikës Çeke, ndërsa tashmë komandon edhe grupin 2 në Ligën A, pas humbjes së Portugalisë me Zvicrës.
Një pjesë e parë e mirë nga kombëtarja spanjolle e cila arriti të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 24 me Soler, i cili kaloi në avantazh “La Rojan”.
Spanja pati dhe raste të tjera për të dyshifruar shifrat por nuk arritën të gjenin golin e dytë me 45-minutat e para që u mbyllën me shifrat 1-0.
Fraksioni i dytë pa përsëri “furinë” e kuqe dominuese, ndërsa do të duhej minuta e 75-të kur Sarabia do të tunde rrjetën për herë të dytë, duke dyshifruar shifrat për Spanjën.
Me këtë fitore Spanja merr kreun e grupit me një pikë më shumë se Portugalia e cila u mposht nga Zvicra.
Në sfidën tjetër Zvicra arriti të siguronte 3 pikët e para në grup dhe këtë e bëri përballë Portugalisë.
Helvetët kaluan në avantazh në minutën që në minutën e parë, kur Seferovic do të “shokonte” kombëtaren portugeze.
Një ndeshje e luftuar mes dy kombëtareve por pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e helvetëve, teksa fraksioni i dytë do të shikonte një ndeshje me raste por nuk do të shënohej gol tjetër.
Me këtë fitore Zvicra renditet në vendin e 4-të, ndërsa Portugalia zbret e dyta me 7 pikë, 1 pikë më pak se Spanja që i mori kreun pas fitores ndaj Republikës Çeke.