350 kg kokainë ka sekuestruar policia e Brazilit mëngjesin e 7 qershorit përmes një super operacioni. Droga posedohej nga shqiptari Altin Drimadha i cili është shpallur në kërkim. Policia brazilianë çarmatosi fillimisht dy shtetas vendosa që e ruanin, ndërkohë që gjetën 350 kilogramë kokainë të pastër të paketuar në kuti Luis Vuitton, dhe 230 mijë dollarë. Ndërkohë që në një nje jatch ne Portugali u sekuestrua 650 kg kokainë te tjera lidhur me Altin Drimadhën.
Policia Federale e Brazilit (PF) në bashkëpunim me hetuesit e DEA-s prej disa kohësh po hetonin, ndiqnin dhe kryenin një sërë hetimesh për një shtetas shqiptar, tashmë në kërkim pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. Nëpërmjet informacioneve të ndryshme dhe kërkimeve nga departamenti i inteligjencës, Policia Federale e Brazilit (PF) ka identifikuar një nga shtëpitë e përdorura nga Altin Drimadha në Sao Paulo, Brazil, e mbrojtur nga lagjet e Bandave.
Policia Federale e Brazilit pasi konstatoi pozicionin dhe mori urdhrin e kontrollit nga Prokurori i Përgjithshëm, organizoi një bastisje me 25 burra në shtëpinë e raportuar, më 7 qershor, ku pasi çarmatosën 2 burra që ndodheshin brenda shtëpisë, pavarësisht kundërshtimit të tyre gjetën 350 kg kokainë e pastër e paketuar në kuti me një dizajn luksoz “Louis Vuitton” me porosi të destinuar për në Antwerp në Belgjikë siç dëshmohet nga fotografia e marrë nga autoritetet (Da Vinci 1742) dhe 230,000 dollarë amerikanë cash.
Ndër kontrollet e kryera në shtëpinë në Sao Paulo, policia përveç drogës dhe parave të gatshme gjeti edhe 2 telefona celularë të koduar, 2 pushkë AK 47, një USB me një video ku bashkëpunëtorët e Altin Drimadhës kishin filmuar qartë operacionin e ngarkimit në portin e Sao Paulos, të një sasie të pacaktuar kokaine në atë kohë, pra si, kur, në cilën varkë, ku dhe me çfarë kodi e kishin fshehur drogën.
Përvec Altin Drimadhes, autoritetet janë të sigurt se i përfshirë është edhe një tjetër shqiptar që rezulton i përfshirë në disa krime në Australi. Ata kanë arritur në gjurmë të shqiptarit ‘misterioz’ pasi pas e kanë zbuluar nga një tatuazh dhe dyshohet të jetë kreu i organizatës me bazë në Australi, i cili mendohet se është arratisur dhe ndodhet në kufirin mes Brazilit dhe Bolivisë.