Kryeministri Edi Rama ia ka thënë edhe homologut të tij ukrainas Denys Shmyhal, se Ukraina duhet ta njohë Kosovën, pasi e meriton.
Rama theksoi se Kosova është rreshtuar në mbështetje të Ukrainës dhe kështu dëshmoi se nuk ka mbetur peng i sëshkuarës.
“Por po kështu do doja t’iu kujtoja që ka një vend tjetër në Ballkan, janë gjashtë vende Kosova që prej ditës së parë është rreshtuar krah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë e sëshkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej. Por qëndruan për atë ç’ka besonin për Ukrainë. Kjo do ishte mirë që Ukraina ta konsideronte e të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitet të ri europian që duam të ndërtojmë”, tha Rama.