Ditët përvëluese të verës që po kalojmë kanë nevojë për freski dhe jo gjithmonë bregdeti është zgjidhja e vetme ose e mundshme për qytetarët. Përpos kësaj një pjesë e mirë e tyre preferojnë të vizitojnë natyrën dhe në rastin e kryeqytetasve për shembull, një nga opsionet më të mira për ta bërë këtë gjë është zona e Dajtit.
E pikërisht pranë Dajtit ndodhet resorti i parë i hapur në këtë zonë, që është dhe një nga pikat turistike më të vizituara, e njohur si “Hotel Restorant Panorama Dajt”. Ky resort i mirënjohur të ofron praktikisht gjithçka, pasi aty mund të shijoni gatimet speciale të restorantit, të organizoni evente në sallë konferencash, të rezervoni dhomat tuaja në hotel ose nëse preferoni mund të akomodoheni në shtëpizat e veçanta prej druri, me këto të fundit që janë ndër preferencat e para të turistëve.
Po ashtu për ti shtuar asetet e çmuara kësaj zone dhe për t’ju bërë pushimet tuaja të paharrueshme mendon nëna natyrë e cila e ka bekuar zonën përreth me gjelbërim dominues, ajër të pastër dhe freski që të qetëson shpirtin. Ndër të tjera, ky resort ofron një pamje fantastike panoramike të kryeqytetit, i cili ka një distancë të konsiderueshme prej aty, si për të treguar se po aq larg është edhe zhurma rutinë e tij. Ky vend është zgjedhja e parë edhe e familjarëve pasi preferohet shumë nga fëmijët, të cilët harrojnë afeksionin ndaj teknologjisë për t’ju përkushtuar natyrës, por edhe për tu argëtuar tek këndi i lojrave që ofron resorti.
Cilësia dhe shërbimi nuk diskutohen tek “Panorama Dajt” dhe këtë gjë e vërteton fitimi i 3 çmimeve ndërkombëtare për cilësi dhe shërbim nga këta të fundit. “Panorama” qëndron i hapur për 24 orë gjatë gjithë javës dhe aty mund të shkoni me makinë por mund të zgjidhni edhe teleferikun.
Resorti është një oaz mrekullie si në verë ashtu edhe në dimër, ku prezenca e borës, i bën edhe më unike pushimet tuaja dimërore. Megjithatë, kur dimri duket ende larg dhe temperaturat përvëluese na sfidojnë çdo ditë, vetëm 30 minuta larg kryeqytetit gjeni ambientin fantastik të “Panorama Dajt” për tu relaksuar. Ajo që ju mbetet është vetëm ta vizitoni…