Kreu i PD-së Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë shfrytëzuar protestën qytetare për rastin tragjik në Himarë, për të kaluar në hapin tjetër kundër qeverisë. Të dy liderët e opozitës pritet që të mbështesin reagimet për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit Mirela Kumbaro.
Teksa pjesa më e madhe e politinëve janë zhvendosur në jug të vendit për pushime, opozita vijon luftën e saj politike në kryeqytet. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk i kanë munguar ekranit televiziv çdo ditë. Dje të dy i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë protestën për vogëlushen Jonada Avdia, e cila u vra tragjikisht nga komisari i policisë Arjan Tase, teksa ky i fundit kryente manovra të rrezikshme me skaf fare pranë bregut të detit. Si Ilir Meta dhe Berisha e kanë shfrytëzuar këtë moment, duke bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë. Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës. Berisha bën thirrje për të marrë pjesë. “Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha. Më tej ai shkruan se: “Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë”.
Partia e Lirisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçci, i cili publikoi një viodeo me folloëersa fake të cilët komentonin në postimet e kryeminisrit Rama. Blushi ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që e quajti një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe folloëersa nga Bangladeshi. “’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe folloëersa nga Bangladeshi”, ka shkruar Blushi. Në datën 2 gusht një prej punonjësve të policisë ka goditur për vdekje vogëlushen 7 vjeçare me gomone duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në det. Shoqëria shqiptare është indinjuar nga kjo tragjedi dhe ka dalë në moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, duke kërkuar kështu dorëheqjen e dy ministrave, atë të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të Turizmit Mirela Kumbaro. Protestuesit i vendosën afat kreut të qeverisë Edi Rama që deri ditën e hënë duhet të veprojë. Por deri më sot Rama nuk ka bërë asnjë lëvizje. Zëra pranë mazhorancës bëjnë me dije se mund të ketë pasur bisedë ku ministri Çuçi ka qenë i gatshëm të japë dorëheqjen, por kjo nuk është pranuar nga Rama.