Cristiano Ronaldo është në hall të madh, pasi portugezi është duke parë për një destinacion të ri që i ofron mundësinë e të luajturit në Champions League, gjë të cilën Manchester United nuk ia siguron dot.
Milan dhe Inter kanë refuzuar ofertën e Jorge Mendes duke ‘i mbyllur derën’ sulmuesit.
Zbulimin e bën “Corriere della sera” që thekson se portugezi u është vetëofruar dy klubeve të Milanos në mënyrë që të luajë në Champions League.
Gazeta romane shton se arsyeja e refuzimit të Milanit dhe Interit është e njëjtë, kostot e larta të këtij operacioni.
Ronaldo përfiton aktualisht 20 milionë euro neto në sezon te Manchester United ndërsa klubi anglez kërkon po kaq për ta lënë të lirë.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i CR7 deri në përfundim të merkatos, por me mungesën e pjesëmarrjes në Champions League dhe duke parë gjendjen katastrofale të Manchester United, që ka regjistruar vetëm disfata në dy javët e para të Premier League, portugezi e sheh shpëtimin e tij vetëm te largimi nga “Djajtë e Kuq”.