Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Bëhet me dije nga informacione paraprake se plagosja ka ndodhur në lokal, teksa identiteti i të plagosurit ende nuk dihet.
Policia është në vendin e ngjarjes, teksa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë mjekësore.