Pasi konfirmoi se Barça dhe Bayern Munich do të përballen sërish në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2022/23, trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann, ka folur për rivalin e tij, me të cilin tashmë është përballur disa herë në sezonet e kaluar, duke i lënë një ‘mesazh’ blaugranasve.
“Shpresoj që të arrijmë rezultate të ngjashme me ato që kemi bërë kundër Barçës në vitet e fundit”, tha trajneri i bavarezëve, ekip i cili në tre ndeshjet e fundit kundër skuadrës së drejtuar nga Xavi Hernández, ka shënuar 14 gola dhe vetëm dy të pësuar, përfshirë këtu 2-8 e kampionëve të pandemisë.
Nagelsmann iu referua edhe Interit dhe Viktoria Plzen, rivalët e tij të tjerë në grup. Sa i përket italianëve, ai komentoi se është një skuadër që është forcuar shumë mirë. “Është një klub që ka pasur shumë suksese ndërkombëtare dhe ka rifituar fuqinë vitet e fundit”, ndërsa për çekët theksoi se “ata fituan ligën dhe kjo do të thotë diçka”.