Ndërkohë që autori i krimit të dy-fishtë që ndodhi sot në kryeqytet (Arsen Muskurti) postonte shpesh në rrjete sociale mesazhe kërcënuese dhe paralajmëruese ndaj vëllait (Alban Muskurti) dhe kunatës së tij (Nora Muskurti), viktima duket se ka ruajtur një profil më të qetë dhe pa shumë informacion.
Megjithatë nga një vështrim i shpejtë i profilit në Facebook, kuptojmë se ashtu si vëllai i tij, edhe Alban Muskurti ka qenë besimtar i devotshëm i fesë myslimane pasi shpesh viziton Mekën dhe poston foto te ndryshme nga ritet fetare.
Në një foto të tij vihet re edhe dicitura: Jerusalemi, kryeqytet i Palestinës.
Gjithashtu Alban Muskurti ka qenë aktiv në facebook duke postuar foto së bashku me bashkëshorten e tij dhe duket se çifti ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë.