Një student kosovar ka rrëmbyer vëmendjen në Liechtenstein dhe gjithë shqiptarinë, pas diplomimit në Universitetin e këtij shteti.
Drin Çeku një student nga Kosova, më konkretisht nga Peja dhe sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, në Liechtenstein.
Por pjesa më e veçantë nuk është e gjitha këtu. Kjo pasi ai ka shkuar në ceremoninë e diplomimit, në mënyrën më patriotike të mundshme. Ndryshe nga kolegët e tjerë të veshur me kostume formale, studenti kosovar ka zgjedhur të veshë kostum kombëtar, shoqëruar me plis mbi kokë.
Gjesti i Drinit është bërë menjëherë viral dhe për atdhedashurinë e treguar në një ditë kaq të rëndësishme në jetën e tij, ai ka marrë vlerësime të shumta, mëse të merituara.