Kriza energjetike ka qenë tema e diskutimit sot në Parlamentin Europian.
Pjesë e panelit ishin tre deputetët, Sira Rego e të majtes spanjolle, Marisa Matias nga e majta portugeze e Cornelia ERNST nga e majta gjermane.
Ndër të tjera u tha se energjia është e barabartë për të gjithe popullatën ashtu sikurse dhe uji . “Minimumi që mund të bejme është të garantojmë energji për familjet e mesme dhe të varfra. Çmimet e energjisë nuk duhet të kalojnë ato të vitit 2021 . Familjet në jug të Evropës si Spanja etj kanë nevojë për energji dhe për ngrohje dhe për ftohje e kjo e ngarkon dhe më shumë situatën..: por kush nuk është në gjendje të paguajë është i detyruar ta kursejë energjinë”, janë shprehur europarlamentarët.
Deputetja e të majtes së Spanjës Sira Rego dha një prononcim të shkurtër për arkiva.fjala.al/ për gazetaren Monada Mehmetaj.
” Kriza energjetike është aktive në të majtë, nëse nuk trajtohet një ndryshim strukturor i modelit margjinalist dhe nuk propozohet që të bëhet nga kontrolli publik, pasi është një krizë që do të zgjasë shumë, shqetësimi ynë i madh është që pikërisht masat e rendit të ditës janë futur në rend dite. Komisioni dhe Këshilli nuk janë mjaftueshëm të guximshëm për ta kthyer këtë model dhe për këtë arsye mund të ndodhë që në dimër të shohim që çmimet e energjisë nuk bien dhe kjo gjithashtu gjeneron disa shqetësime. Para se të përmbyset ky model dhe për këtë arsye mund të ndodhë që ne dimër të shohim që çmimet e energjisë nuk bien dhe kjo gjithashtu gjeneron njëfarë trazire sociale dhe sigurisht një realitet politik të komplikuar dhe shqetësues”, deklaroi Rego.