Gjenerali romak Gjermaniku papritmas vdes në Antioki, në rrethana misterioze – historiani Tacitus thotë se ai u helmua nga guvernatori sirian nën urdhërat e perandorit Tiberi. Gjermaniku ishte nipi i Tiberit.
Quhej Gjermaniku, pasi me legjionin e tij ishte ngarkuar për të mbajtur nën kontroll territoret e fiseve gjermanike. Kur shpërtheu Revolat e madhe ilire në vitin 6 të erës sone, perandori Oktavian i kërkoi Germanikut që me trupat e tij të shkonte në Iliri për të shtypur kryengritjen. Revolta, e udhëhequr nga Bato i fisit Daesitiate, u shndërruar në një konflikt të amatosur midis trupave romake dhe një aleance të fiseve ilre. Shkaku i revoltës ishte vendimi i Romës për një mobilizim ushtarak në Iliri. Me kryergritjen u bashkua edhe fisi tjetër ilir, Breuci, udhëheqësi i të cilit gjithashtu quhej Bato.
Në verën e vitit 8, Bato Breuci tërhiqet nga aleanca ose dorëzohet. Një vit më pas ai kapet nga Bato Daesitiate dhe ekzekutohet. Kryengrita zgjati 4 vjet, Pas betejave të përgjakshme dhe humbjeve të shumta, më 9 shtator, Bato Daesitiates dorëzohet. Pas luftës, Gjermaniku me trupat e tij kryen një ndarje të fiseve ilire në grupe të vogla, duke ndryshuar përbërjen dhe zonat e tyre të banimit, ndërsa anëtarët e tjerë të fiseve u shitën si skllevër ose u dërguan në rajone të largta të Perandorise. Sipas një gojëdhëne, kur Gjermaniku e pyeti pse kishte ngritur krye, Bato, pasi u mendua, u përgjigj: “Ju Romakët jeni për t’u fajësuar për këtë rebelim, sepse kur na merrni ushtarë na përdorni jo si barinj, por si ujqër”. Bato Daesitiatese e kaloi pjesën tjetër të jetës i izoluar në qytetin italian të Ravenës.