Armina Mevlani kurorëzoi pak ditë më parë dashurinë në martesë me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.
Blogerja e cila është githmonë aktive në rrjetet sociale shpesh herë i jep mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundëm.

Madje e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë. Ndërsa, Mevlani ia ka kthyer:
“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”.
Këto fjalë ajo i ka shoqëruar edhe me një foto nga dasma, ku kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor.