Një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me një problematikë të shëndetit mendor… Këto janë të dhënat më të fundit nga Komisioni Lancet, i cili ka ofruar dhe rekomandime të rëndësishme për për t’i dhënë fund stigmës dhe diskriminimit ndaj individëve me këto probleme.
Shifrat tregojnë se 1 në 8 njerëz në mbarë botën kanë probleme psikologjike, e ndër të tjera raporti thekson dhe se një në shtatë persona të moshës 10 deri në 19 vjeç jeton me një çrregullim psikologjik.
Kujtojmë se viti i parë e parë i pandemisë, rriti prevalencën e depresionit dhe ankthit me 25 për qind në rrang global, e sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, i cili shënohet çdo vit më 10 tetor, jepen meazhe për të rritur ndërgjegjësimin për këto çështje dhe për të mobilizuar përpjekjet në mbështetje të tyre.
Depresioni është një nga gjendjet më problematike të shëndetit mendor, ku një individ që vuan nga depresioni ka njëzet herë më shumë gjasa të vdesë nga vetëvrasja sesa dikush pa çrregullim.
Vetëvrasja prek individët, familjet, vendet e punës dhe komunitetet në të gjithë botën. Një në çdo 100 vdekje në të gjithë botën është rezultat i vetëvrasjes, pasojat e të cilave janë shkatërruese e me një ndikim të thellë tek ata përreth tyre. Mund të prekë secilin prej nesh, çka përbën një sfidë universale për miliona të prekur. Reduktimi i vdekshmërisë nga vetëvrasjet është i një rëndësie globale dhe një konsideratë jetike e shëndetit publik.
Shëndeti mendor është një nga fushat më të neglizhuara të shëndetit publik.
Rreth 1 miliard njerëz jetojnë me çrregullime mendore;
3 milion njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i tepruar i alkoolit,
Një person vdes çdo 40 sekonda nga vetëvrasja.
Megjithëse një pjesë e madhe e njerëzve në mbarë botën përjetojnë kushte të shëndetit mendor, stigma dhe diskriminimi i lidhur me shëndetin mendor janë të përhapura. Meqenëse këto gjendje medore shihen ende si tabu në shumë kultura të zhvilluara, ata që jetojnë me këto problematika shpesh shihen me përçmim nga shoqëria, ose u mohohen të drejtat themelore të njeriut, si mundësitë e punësimit dhe arsimimit dhe aksesi në kujdesin shëndetësor, duke përfshirë kujdesin për shëndetin mendor.
Stigma shoqërore, diskriminimi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut të njerëzve me gjendje të shëndetit mendor e përkeqësojnë më shumë situatën e çrregullimeve të shëndetit mendor.
Disa vende kanë gjetur mënyra të reja për të siguruar kujdes shëndetësor mendor për popullatat e tyre ku të gjitha shtresat të kenë mundësi për marrjen e shërbimeve psikologjike, ndonëse sfidat mbeten.
Tema e zgjedhur për këtë vit është: “Të sigurohet se shëndeti dhe mirëqenia mendore për të gjithë e të bëhet një prioritet global, por fillon me fokusimin në shëndetin tuaj mendor.”
“Nga afër askush nuk është normal” – Caetano Veloso
Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike