“Qeveria italiane në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë në vendin tim për shkak të pandemisë. Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë, Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë”, shtoi kryeministri.