Al-Khelaifi, grupi i investimeve që zotëron PSG-në, blen 21.67% të aksioneve të Sporting Braga, një klub që është lënë në hije nga klube të tjera portugeze si Sporting Lisbona, Porto apo Benfica.
Marrëveshja mes Qatar Sports Investments (QSI) dhe portugezëve ka ardhur për shkak se investitorët nga katari kanë besim se Braga ka potencial për rritje financiare dhe sportive.
Ata duan ta çojnë Bragën në majat e futbollit portugez. Klubi ka një ekip meshkujsh dhe femrash në ligën më të lartë, por skuadra e meshkujve nuk ka përparuar kurrë përtej fazës së grupeve në Champions League, dhe tani luan në Europa League.
“Si investitor dhe partner, ne mezi presim ta shohim klubin të rinovojë, rritet dhe zhvillohet më tej, në ekipet e meshkujve dhe femrave, dhe në të gjitha komunitetet dhe bizneset që ai mbështet”, tha presidenti i QSI, Nasser Al-Khelaifi në një deklaratë.
PSG tashmë e ka rritur vlerën e tyre të tregut që kur QSI mori drejtimin në 2011.
“Qatar Sports Investments krenohet me investimin në kompanitë dhe markat kryesore sportive në mbarë botën, duke u mundësuar atyre të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
SC Braga është një institucion portugez shembullor, me një histori të madhe, ambicie të jashtëzakonshme dhe një reputacion për përsosmëri brenda dhe jashtë fushës”, tha Al Khelaifi.