Edhe pse vetëm 24 vjeç, futbollisti Enock Mwepu është detyruar ti’ thotë lamtumirë futbollit
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i tij, Brighton në mëngjes, ndërsa më pas u konfirmua nga mesfushori me një postim në rrjetet sociale. Mësohet se 24-vjeçari vuan nga një problem në zemër dhe për këtë arsye nuk do mund të luajë dot më.
“Një djalë nga qytet i vogël Zambian i quajtur Chambishi ka një lajm për të ndarë. Ai ndoqi ëndrrat e tij për të luajtur futboll në standarde të larta dhe me ndihmën e zotit, ai arriti në Premier League.
Ëndrrat ndonjëherë mbarojnë dhe me trishtim ju njoftoj se duhet të var këpucët për shkak të një problemi shëndetësor. Por kjo nuk është një lamtumirë për futbolli. Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim, familjen time, gruan time, agjentët, të gjitha klubet për të cilat kam luajtur dhe Brighton”, është shprehur djaloshi.