Ushtria ruse ka filluar sot sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase.
Një video e frikshme po qarkullon në media, nga sulmet në Dinpas që u godit nga raketat ruse.
Pamjet janë kapur nga një kamera që ishte e vendosur brenda një veture civile që ishte në lëvizje.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shfaqet momenti kur raketa godet një objekt në Dnipar.
Videoja shfaq edhe pasojat e ndërtesave në Dnipar, ku më pas ngritën re të tymit të zi si pasojë e shpërthimit.
Në anën tjetër, ushtria ruse sot filloi sulmin ajror mbi kryeqytetin ukrainas, ku si pasojë humbën jetën 10 civilë dhe 60 tjerë u plagosën.