Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani komentoi situatën politike në vend dhe zhvillimet në kampin opozitar.
Ristani foli edhe për Enkelejd Alibeajn, për të cilin tha se ai është si historia e mbretit lakuriq ndërsa theksoi se ai kujton se është kryetar i PD-së se ashtu i thonë.
“S’më duket normale përqasja e të tretëve që kanë ndaj Alibeajt. Përqasje që duke qenë e gabuar edhe atë e bën të gabojë.
Duke e trajtuar si kryetar i PD, askush nuk bën pyetjen e thjeshtë kush e komandoi”, tha Ristani në emisionin “Çim Peka Live”.
Më tej Ristani tha se Enkelejd Alibeaj beson atë që i thonë të tjerët ndërsa shtoi se lëvizjet e tij janë të gabuara.
“Si historia e mbretit lakuriq që e besonin të gjithë që ishte. Duke u vendosur në këtë pozicion, e gjithë narativa e asaj që thotë është e gabuar”, deklaroi Ristani.