Milani dhe Chelsea do të zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
Ndeshja e parë përfundoi 3-0 për skuadrën londineze, ndërsa sot në orë 21:00 në stadiumin “San Siro” pritet të mësohet se kush e fiton takimin e dytë.
Për këtë duel, kuqezinjtë do të jenë pa Mike Maignan, Alessandro Florenzin, Zlatan Ibrahimovic, Junior Messias, Simon Kjaer, Davide Kalabria dhe Alexis Saelemaekers, që janë të lënduar.
Chelsea në anën tjetër nuk mund të llogarisë në Wesley Fofana dhe N’Golo Kante-n, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime është edhe Hakim Ziyech.
Statistika
Chelsea ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Chelsea ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Formacionet e mundshme
Milan: Tatarusanu, Hernandez, Tomori, Kalulu, Dest, Tonali, Bennacer, Leao, Diaz, Krunic, Giroud.
Chelsea: Arrizabalaga, Chalobah, Silva, Koulibaly, Chilwell, Kovacic, Loftus-Cheek, James, Streling, Mount, Aubameyang.