Topi i famshëm i ndeshjes Argjentinë-Angli në Botërorin 1986, ka dalë në shitje. Ai do shkojë në ankand duke nisur nga vlera fillestare 3.5 milionë euro.
Bëhet fjalë për topin që Diego Maradona e shtyu me dorë në portën e mbrojtur nga Peter Shilton në ndeshjen çerekfinale, duke kualifikuar për më tej Argjentinën që atë vit fitoi Kupën e Botës.
Arbitri Ali Bin Nasser, ka deklaruar se nuk e kanë parë prekjen me dorë në atë moment dhe ai gol u cilësua nga Mararona si “Dora e Zotit”.
Topi që në fund të ndeshjes së mbyllur 2-1 për Argjentinën, përfundoi në shtëpinë e arbitrit, do të dalë në ankand gjatë muajit të ardhshëm në Britaninë e Madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=gP9sOM1syEc
