Rjetet sociale janë kthyer në një mjet argëtues për politikën shqiptare.
Ish-kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët politikanë shqiptarë që u bashkua në aplikacionin e Tik-Tok.
Rama poston herë pas herë nga aktiviteti i tij, ndërkohë që sot kreu i qeverise ka publikuar një video teksa një vajzë e veshur me kostum tradicional, prezanton Muzeun Etnografik në Gjirokastër.
“Uau Muzeu i ri Etnografik”, shkruan Rama si përshkrim në videon e publikuar.
S’kishte si të mos mungonte reagimi epik i tij, teksa shfaqet në monitor i habitur nga “bukuria” e Muzeut të Ri.