Miqësia e Erdogan dhe Putinit, tanimë nuk është asgjë e re. Presidenti turk dhe ai rus, janë takuar shumë shpesh, madje edhe në kohë lufte.
Detaje nga takimi i fundit i tyre, ka dhënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën “që nga fillimi”.
Peskov ju referua deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan i cili më herët tha se se presidenti rus dukej se ishte “shumë më i butë dhe më i hapur ndaj negociatave” se më parë.
“Nuk jemi pa shpresë”, tha ai për mundësinë e negociatave për përfundimin e konfliktit.
Ndërkohë Peskov u shpreh se presidenti Putin u përpoq të niste bisedimet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara edhe para operacionit special ushtarak, duke iu referuar agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që filloi gati tetë muaj më parë.
“Putini ishte i hapur për negociata kur një dokument pothuajse u ra dakord mes negociatorëve rusë dhe ukrainas. Pra, në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni i palës ukrainase ka ndryshuar…Ligji ukrainas tani ndalon çdo negociatë.”- tha Peskov.