Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Izrael.
Rama është nisur drejt Izraelit, ndërsa në fokus të takimeve me zyrtarët izraelit do të sigurinë kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë.
Rama shoqërohet nga disa prej anëtareve të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takim me homologun izraelit Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.