Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se ndërkombëtarët kanë qenë të frikësuar nga mafia shqiptare që në viitn 2005, kur grupet kriminale nuk kanë aq fuqi sa sot. Në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha kujtoi momentin kur ka folur para Brukselit në vitin 2005. Ai tha se atmosfera ndihej e ‘ngrirë’ si frigorifer për shkak të impaktit që kishin krijuar për Shqipërinë.
“Do t’ju tregoj një gjë. Në vitin 2005, unë për anëtarësimin në NATO me ka rastisur që detyrohesha të shkoja çdo 3-4 muaj në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel i cili përbëhet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO. Ngaqë ishin shkruar vëllime për mafian shqiptare, gazetat hapeshin me mafian shqiptare, që krahasuar me të sotmen nuk kishte as të 10 e fuqisë që ka sot, jam futur aty dhe kam folur absolutisht sikur të isha në një frigorifer. Ata zotërinj vetëm sa nuk thanë; ne nuk besojmë asnjë fjalë nga këto që po thua. Kaq frikë kishin marrë nga mafia shqiptare dhe kaq problem ishte bërë për ta, por gradualisht po ajo audiencë duke vlerësuar vendosmërinë e ndershme dhe serioze të qeverisë për ti vendosur bandat para ligjit dhe zero tolencë për krimin, u shndërrua në një mbështetëse kryesore të qeverisë së asaj kohe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO,”- tha Berisha.